Në prani të kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes, përfaqësuesve të firmës turke ‘Bayraktar’, ambasadorit të Republikës së Turqisë u nënshkrua sot në Tiranë marrëveshja për sigurimin e avionëve luftarakë pa pilot me firmën e njohur turke ‘Bayraktar’. Drejtuesi Ekzekutiv i firmës turke “Bayraktar”, Lütfü Haluk Bayraktar duke marrë fjalën në këtë ceremoni, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi mikpritjen shqiptare, teksa vuri në dukje se “bashkë me palën shqiptare kemi kohë që punojmë për këtë projekt dhe jemi krenar që sot po bëhet realitetet”.
Ai siguroi se kompania e tij, do të performojë në më të mirat me këtë kontratë, që Shqipëria të marrë përfitimet më të mira të kësaj teknologjie kaq të lartë që është shumë avancuar. Duke u ndalur në bashkëpunimi e fortë dhe të kahershëm mes dy vendeve, përfaqësuesi turk e cilësoi marrëveshje e partneritetit strategjik si hapin e mbështetjes turke ndaj Shqipërisë.
“Këto teknologji janë vërtetë asete të rëndësishme, të cilat nuk mund të përdoren vetën në kohë lufte por edhe paqe, për qëllime të ndryshme që i shërbejnë vendeve. Kjo teknologji do të hapë një epokë të re midis dy vendeve dhe mbështet sovranitetin e Shqipërisë”, theksoi ai. Përfaqësuesi turk shprehu angazhimin për ngritjen e një qendre shërbimi për të gjitha objektet që i shërbejnë Shqipërisë dhe vendeve fqinjë rreth saj.
“Gjithashtu ne duam të ndërtojmë një qendër të teknologjisë nga fondacioni ynë i Teknologjisë dhe do të ishim të lumtur të nisnim këtë projekt për nën nismën e një Tekno Parku. Ndërsa po organizojmë punën për Festivalin më të madh të teknologjisë në Shqipëri që i shërben brezave të rinj”, tha Bayraktar.