Fill pas aksidentit të ndodhur dy ditë më parë, ku humbi jetën në fshatin Llogora 17-vjecari Eljo Hamiti, gjendja shëndetësore e Vasil Bollanos ish kreut të bashkisë së Himarës dhe drejtuesit të mjetit benz që aksidentoi 17-vjecarin është përkeqësuar.
Ai gjendet në spitalin e Vlorës në gjendje të rënduar shëndetësore pasi edhe më parë ka patur probleme në zemër të cilat i janë kthyer në kritike pas aksidenti. Sot më shumë mundësi do ti komunikohet në 13:30 masa e arrestit me burg në ambientet e spitalit të Vlorës ku qëndron i shtruar një ditë pas aksidentit për arsye shëndetësore.