Pas fjalës së ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, pati një debat të ashpër mes deputetëve demokratë Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi dhe ministreve Ibrahimaj dhe Elisa Sporopali. Kjo e fundit dënoi përbaltjen e opozitës ndaj ministres së Financave.
Elisa Spiropali: Zonja Tabaku për fat të keq shkoi shumë larg dhe ministrja që është këtu, Ministria e Financave nuk ka ardhur nga rruga, ka ardhur nga studimet e saj me nderimet më të larta, nga një diktatorë po aty, ka ardhur nga Banka e Shqipërisë dhe Tatimet me integritetin më të lartë të mundshëm dhe është këtu. Dhe të mos guxojë askush të thotë gjëra që s’kanë asnjë lidhje me të vërteten por me përbaltjen. Mungesa e të vërtetave, të fakteve dhe racionalitetit në gjykim nuk ju jep të drejtën që të pengoni këtu ministrat të shprehen. Boll më me akuza të tilla. Nëse kjo nuk është e dënueshme nga rregullorja nuk e di se çfarë është.
Gazmend Bardhi: Askush në këtë sallë nuk ka të drejtën të flasë këtu për deputetët dhe t’i drejtohet ‘kj9o përfaqësuesja e opozitës së vulës’. Zonja Spiropali ju jeni e fundit që mund të flisni për kujdes për termat këtu. Dhe ju lutem tërhiqni ato ‘mos guxoni’ e kështu. Nuk intimidohemi ne. Fakti që ministrja e Financave ta kalon fjalën ty për të të treguar ty se ku fle.
Delina Ibrahimaj: Unë jetoj në Rrugën Rexhep Jella’ ku kam jetuar që prej vitit 2009. Shtëpia është në pronësi të z. Rexhep Ibrahimaj, që është bnë pronësi të babait të bashkëshortit tim. Ajo është shtëpia ku unë kam shumë vite që jetoj. Ju dini të shpifni dhe vetëm të nxirrni vrer. Faleminderit!
Tabaku: Unë besoj që ajo që bëri Ministrja e Financave sot është e turpshme. Për mua kjo politika e shpifjes, e urrejtjes nuk shkon. U them kolegëve të Partisë Demokratike që nëse është dikush i kënaqur për të gjitha debatet brenda nesh janë pikërisht ata përballë.