Kreu i Partisë së Lirisë, ose i Partisë së Lekëve, Ilir Meta, ka prezantuar kandidatin e Kuçovës për zgjedhjet e 14 majit, Leftër Maliqin.

Gjatë prezantimit të tij nuk munguan fjalët e bukura dhe lëvdatat e shumta që i jepnin dy figurat e PL-së njëri-tjetrit.

Lefter Maliqi teksa po i jepte fjalën, Metës tha se “fjalën po jap kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë”.

Ndërkohë Meta nga ana tjetër e ka cilësuar kandidatin e Kuçovës si një “vullkan” dhe tha se Lefter Maliqi ka një vendoshmëri dhe këmbëngulje si të Sali Berishës.

“Lefteri është vullkan, edhe kur ka qenë kryetar komune ka bërë gjithçka për të zhvilluar zonën, edhe në parlament, pavarësisht se nuk isha i lumtur, por ishte i vetmi opozitar aty brenda”, tha Meta./ CNA.al