Disa protestues janë vënë në pranga pasi janë kapur me disa shishe benzinë. TopNews raporton se protestuesit janë ndaluar në momentin që po udhëtonin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me 50 litra benzinë me vete.
Nuk dihet ende se çfarë kishin në plan të bënin protestuesit me benzinën që kishin me vete. Nuk dihen as identitetet e personave që janë ndaluar nga efektivët në Tiranë.