Në prag të Krishtlindjes, mijëra emigrantë që jetojnë jashtë vendit po kthehen në atdhe për të kaluar festat e fundvitit pranë të afërmve të tyre. Porti detar i Durrësit po përballet me një fluks në rritje të udhëtarëve që mbërrijnë me tragete nga Italia. Dy ditët e fundit nga kjo pikë e kalimit kufitar, më e madhja në vend për transportin detar, kanë hyrë në Shqipëri mbi 6000 persona dhe 1400 mjete. Për të përballuar fluksin është shtuar numri i lundrimeve mes dy brigjeve të Adriatikut dhe numri i sporteleve nga ana e policisë. Dëshira për të qenë pranë familjeve është e madhe, po shumë prej tyre pranojnë se janë detyruar të jetojnë larg për të siguruar punë dhe të ardhura më të mira. Kjo e premte sjell në port 5 tragete, 4 prej të cilave nga Bari dhe një nga Ankona. Sipas kompanive të lundrimit, këtë fundviti ka një rritje me të paktën 15% të numrit të atyre që udhëtojnë me tragete drejt Shqipërisë, krahasuar me fundvitin e 2018-s, periudha para tërmetit dhe pandemisë të cilat ndikuan në rënien e lëvizjes së njerëzve për festa. Fluksi i lëvizjeve do të vijojë deri në mesin e janarit, kur të gjithë ata që erdhën do të kthehen në vendet e BE-së ku jetojnë.
Po vijnë emigrantët / Porti i Durrësit, i pari që pret fluksin nga Italia
OpenAI ka prezantuar një gjenerator të ri imazhesh
Kompanitë e teknologjisë po avancojnë me shpejtësi në fushën e inteligjencës artificiale, dhe OpenAI sapo ka prezantuar një gjenerator të ri imazhesh të quajtur...
Generation Voyage: Shqipëria, destinacioni turistik mesdhetar me thesare dhe histori të pasur
Shqipëria, një vend i vogël ballkanik, është një destinacion turistik plot me thesare. Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth historisë së vendit të...
Përqendrimi ushtarak amerikan në Karaibe/ Analiza e BBC: Hijet e së shkuarës vijojnë, por...
Një grumbullim i madh ushtarak amerikan në Karaibe, i udhëhequr nga aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, USS Gerald Ford, ka ngritur paralela me...
Ndërtimi i Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë/ Rama ndan pamje: Do përfshihen...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ndërtimi i Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se...
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e stome
Kjo e mërkurë do të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje shiu.
Sot priten reshje të dobëta shiu, kryesisht në veri...
Horoskopi 17 dhjetor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
DASHI
Një ditë interesante, Dash, sepse ju pret një vendim që e keni shtyrë për një kohë të gjatë. Ky nuk është momenti për t’u...
Ish-prokurori: SPAK ka mbajtur standarde të dyfishta
Ish-prokurori Ervin Karanxha bëri kritika të forta ndaj mënyrës se si po zbatohet reforma në drejtësi dhe veçanërisht ndaj qëndrimeve të SPAK, gjatë një...
Muça: Asyeja pse Rama nuk do ta votojë heqjen imunitetit të Belinda Ballukut
Gazetari Flogert Muça ka folur mbrëmjen e kësaj të marte për kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv/Kryeministres Belinda Balluku....
Numri më i ulët prej vitit 2003! Eurovision publikon listën e vendeve pjesëmarrëse
Eurovision Song Contest do të mirëpresë vetëm 35 vende në konkursin e vitit të ardhshëm pas bojkotit të disa shteteve për pranimin e Izraelit.
Ky...
Lara Colturi e pafat në botërorin e skive në Francë, del jashtë gare në...
Lara Colturi nuk ka arritur të përfundojë garën e kampionatit botëror të skive që po zhvillohet në Francë. Skiatorja 19-vjeçare u detyrua të ndërpresë...




















