Ashtu siç pritej gara për primaret e Tiranës ka qenë me e fortë mes dy kandidatëve, mjekut Ilir Alimehemeti dhe deputetit Belind Këlliçi.

Në total në Tiranë kanë votuar 8470 anëtarë dhe simpatizantë, ndërsa 4040 vota kanë shkuar për Këlliçin dhe 2196 vota për Alimehmetin. Ndonëse Këlliçi është më i votuari nga 7 kandidatët që ishin në Tiranë, sërish nuk ka mundur të sigurojë 50% të votova, prandaj do të shkojë në balotazh me Alimehmetin.

Rezultatet e primareve për Tiranën:

Adriana Kalaja – 128 vota
Belind Këlliçi – 4040 vota
Enkelejda Fejzo – 66 vota
Fatmir Merkoçi – 35 vota
Gerti Bogdani – 1819 vota
Ilir Alimehmeti – 2196 vota
Julian Deda – 157 vota
Të pavlefshme – 29 vota
Votues gjithsej – 8470