Teksa në emisionin Opinion po diskutohet mbi projektin e portit të Durrësit, përfaqësuesja e qeverisë shqiptare, Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona zbuloi se shteti shqiptar si aksioner në shoqërinë e përbashkët që do zhvillojë projektin bashkë me investitorin, zotëron të drejtën e VETOs.
Thënë ndryshe, shteti mund të vendosë VETO-n për vendimarrjet më të rëndësishme të shoqërisë së përbashkët, përfshirë këtu edhe zërat e buxhetit vjetor.
Kokona tha se drejta e shtetit për VETO në vendimarrje është e garantuar në nenet përkatëse të marrëveshjes mes palëve.
Fevziu: Cfarë ndodh nëse këto kompani të Alabbar, ndryshojnë pronarë dhe vijnë e thonë kemi ndryshuar pronarë?
Kokona: Nuk mund të ndodhë, nuk ka sesi të ndodhë, sepse shteti shqiptar ka të drejtën e VETO-s në vendimarrje. I thotë: Nuk mundesh sepse ke hyrë në marrëdhënie me një entitet publik. Është me garanci VETO-ja në marrëveshje, parashikohet e drejta e vetos së shtetit që është aksioner minoritar.