Ish-deputeti Halit Valteri është shprehur se kur ishte deputet kanë paguar njerëz në mënyrë që këto të fundit të marrin pjesë në protestat që organizoheshin.
Teksa komentoi 6 dhjetorin, Valteri tha se Berishës do i bashkohen anëtarët e PD-së dhe ata që janë të paguar. “Nuk do të ndodh asgjë me 6 dhjetor, do dalin ca njerëz të protestojnë, shumica janë njerëz të paguar ose janë militantë anëtarë partie që kanë qenë gjithmonë pas Berishës. Janë njerëz që janë të paguar dhe shumica janë anëtarë partie.
U paguhen makinat, ushqimi, ardhja në Tiranë. Unë kam pasur detyrë të sjellë njerëz. Po kam paguar njerëz sepse më ka pas dhënë partia. Edhe tek çadra i mbanim njerëzit me turne. Kemi dhënë 20 mijë lekë për çdo makinë që ka ardhur.”- tha ai në një intervistë për Euronews Albania.