Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka përgëzuar Partinë Demokratike për procesin e Primareve.
Meta e quajti një proces transparent, civilizues dhe në interes të demokracisë direkte të Primareve. Ndër të tjera ai bën thirrje edhe për protestën që do të mbahet nesër, në 6 dhjetor që do të zhvillohet edhe Samiti i BE nëTiranë.
“Shumë urime për Partinë Demokratike për procesin transparent, civilizues dhe në interes të demokracisë direkte të Primareve. Një hap i madh përpara!
Nesër të gjithë bashkë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë! ” shkruan e Meta në postimin e tij.