Sali Berisha e ka nisur konferencën për mediat me një thirrje për qytetarët dhe simpatizantët e PD-së që të dalin në protestë.
“Janë jetike, për të bërë presion qeverisë për të mos abuzuar me pushtetin e saj. Sot pyes qytetarët, cila është e keqja e protestës? Çfarë të keqeje ka? Kërkim llogarie, demonstrim, guxim për liri” tha Berisha.
I pari i PD-së theksoi se e keqja vjen vetëm nga një qeveri që keqinformon dhe manipulon opinionin ndërkombëtar, dhe kur opozita nuk thotë zërin e saj.
“Zëri i qytetarëve në rrugë, vetëm kufizon të keqen. Më 6 dhjetor është samiti BE-Ballkani Perëndimor. Protestat në samite dhe në këto takime, janë gjëja më normal në vendet e lira.” tha Berisha.
Sipas Berishës, nuk ka asnjë të keq të protestohet kur ka Samite pasi sipas tij kjo gjë bëhet në të gjithë Europën.