Një foto e kryeministrit Edi Rama teksa iu ul në gjunjë kryeministrit të Luksemburgut, Xavier Bettel tërhoqi vëmendjen e samitit që u mbajt një ditë më parë.
Por përse Rama u ul në gjunjë?
Kryeministri duket se ka qenë duke bërë shaka me homologun e tij nga Luksemburgu, të cilit Rama mesa duket i ka ’kthyer reston’.
Në një vizitë zyrtare në Tiranë më 6 gusht, Bettel teksa u prit nga Rama u ngrit në majë të gishtave për të bërë foton. Ky ishte një moment humori mes dy liderëve, teksa Bettel ‘përpiqej’ të arrinte Ramën.
Ndërsa një ditë më parë, Rama priti Bettel në samit dhe u ul në gjunjë si në formë batute për t’i treguar se tashmë nuk ishte Rama më i gjatë, por homologu i tij nga Luksemburgu.