
Presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar se dëshira e Perëndimit për të ruajtur dominimin e saj në skenën botërore është fajtore për rritjen e rreziqeve të një konflikti të mundshëm, sipas skynews.
“Potenciali për konflikt në botë po rritet dhe kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e përpjekjeve të elitave perëndimore për të ruajtur me çdo mjet dominimin e tyre politik, financiar, ushtarak dhe ideologjik”, tha Putin.
“Ata qëllimisht po shtojnë kaosin dhe po përkeqësojnë situatën ndërkombëtare”, tha Putin.
Ai gjithashtu akuzoi Perëndimin për “shfrytëzimin” e Ukrainës dhe përdorimin e popullit të saj si “mish për top”.