Një tjetër kategori që do të përfitojë nga Pakoja e Madhe e qeverisë janë edhe ushtarët bazë dhe nënoficerët. Këtë fakt e bën të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.
“20 000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe do u shpërndahen ushtarëve bazë e nënoficerëve që pavarësisht rritjes së konsiderueshme të pagave këtë vit për gjithë ushtarakët tanë, janë ata që paguhen më pak se sa të tjerët në Forcat e Armatosura dhe kështu do të ndihmojnë familjet e tyre me zerimin e impaktit të inflacionit të luftës në këtë periudhë të vështirë për të gjithë”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama.