Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion lidhur me lajmin e publikuar nga mediat malazeze pak ditë më parë, të cilat publikuan një skandal, në të cilin thuhet se Shqipëria dhe Mali i Zi thyen embargon ndaj Rusisë, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit.
PERGJIGJA E MINISTRIT NIKO PELESHI:
Nuk e kam këtë informacion nga mediat malazeze, nuk jam njohur me këtë lajm.
Nuk e di sa qëndron, së pari sa e vërtetë është që një media serioze, se mund të ketë lloj lloj portalesh që shkruajnë e unë nuk jam këtu për t’i dhënë përgjigje cdo lloj portali por nuk e kam këtë informacion.