Edhe për muajin dhjetor nuk do të aplikohet fasha energjetike prej 800 kWh.
Kryeministri Edi Rama, ndau sot komunikimin me publikun për situatën energjetike, të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
“Lajm i mirë. Edhe për muajin dhjetor nuk do të aplikohet fasha energjetike prej 800 kWh”, shkruan Rama.
“Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku themelor mbetet kursimi. Kursim – Kursim – Kursim”, apeloi Rama.