Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin e hyrjeve në vendin tonë përmes Portit të Durrësit. Kryeministri Edi Rama, publikoi sot në rrjete sociale foto nga Porti i Durrësit, ku shihet fluks i lartë i qytetarëve që hyjnë në vendin tonë përmes këtij porti.

“Ju uroj mirëseardhjen 4021 pasagjerëve, bashkëatdhetarë por edhe miq të huaj si asnjëherë më shumë, që zgjedhin të kalojnë festat në vendin tonë”, shkroi kryeministri Rama.

Rritja e fluksit të pasagjerëve në hyrje në Portin e Durrësit, ka shtuar edhe angazhimin e strukturave të degës doganore.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bëri të ditur se i gjithë stafi i kësaj dege është në shërbim 24/7, pasi kjo pikë hyrjeje në vendin tonë është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe sipërmarrjen.