Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte ndihmën ekonomike për personat me aftësi të kufizuara.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bën me dije se si pjesë e paketës së ndihmës ekonomike për të përballuar inflacionin, personat me aftësi të kufizuara do të përfitojnë 8 mijë lekë të reja.

Ai shton gjithashtu se edhe gjatë vitit 2023 do të vijojë nga ana e qeverisë subvencionimin i çmimit të energjisë për familjet shqiptare.

“8000Lekë (të reja) për çdo person me aftësi të kufizuar, do të lehtësojnë maksimalisht impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë të kësaj shtrese në muajt e mbetur të dimrit, ku falë edhe subvencionimit masiv të çmimit të energjisë që do të vazhdojë përgjatë vitit 2023, mburoja financiare e qeverisë për familjet shqiptare e bën shumë më të përballueshëm këtë dimër të vështirë ekonomik për mbarë Europën”, shkruan Rama në facebook.