Gjatë fjalës së tij në Bruksel në sesionin për Samitin BE-Ballkani i Hapur, kryeministri Rama foli edhe për çështjen e të rinjve.

“Kur isha i ri nuk mendoja se çfarë duhet të bënte babai apo ata që ishin në fuqi për mua, mendoja ça mund të bëja vetë për të marrë gjërat përsipër. Janë ata që duhet t’i marrin gjërat përsipër.

Çfarë janë këto kuota për të rinjtë, ata nuk janë me aftësi të kufizuara, po jo kuota për të hyrë në parlament të rinjtë çfarë është kjo, si zogjtë në inkubator. Dje isha me Melonin, ajo e nisi kur ishte e re është rritur në distriktin e Romës dhe ka luftuar në çdo asamble studentore, organizatë partie e sot është Kryeministre e Italisë, ndaj të rinjtë duhet ta nisin duke kuptuar se politika nuk është problemi, politika ekziston për të zgjidhur problemin. Natyrisht politika mund të jetë problemi kur lihet në duart e të tjerëve, merreni politikën në duart tuaja, bashkohuni me të tjerë dhe mundohuni të ndryshoni gjërat.

Politika jonë ka ndryshuar diçka thelbësore dje për të rinjtë sepse BE vendosi të përfshijë universitete tona të rajonit në aleancën e universiteteve të BE, kjo është e jashtëzakonshme.”