Kryeministri Edi Rama ka vizituar eventin Retro Christmas në qendër të Tiranës, pranë muzeut Bunk’Art 2. Kreu i qeverisë shoqërohet nga bashkëshortja e tij dhe djali i vogël Zaho, i cili i cili preku nga afër makina mbi gjysëm shekullore të ekspozuara në shesh. Zaho mori një targë të personalizuar.
RETRO Christmas, eventi i shumëpritur i fundvitit, bashkon mjetet historike të koleksionit shqiptar Retro, të dekoruara me frymën festive shumëngjyrëshe dhe të shoqëruara nën tingujt muzikor Jazz & Sëing, te sheshi i ministrive “Bujar Lako”, pranë pedonales së Tiranës.
E organizuar nga RETRO – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Ministrinë e Kulturës, dhjetëra mjete historike të koleksionit shqiptar Retro ekspozohen në shesh për të gjithë të apasionuarit e mjeteve, nostalgjikëve të së shkuarës automotive, por edhe publikut kureshtar të çdo grupmoshe.
Fëmijët e talentuar të “Korit të Zërave të Bardhë” të Teatrit të Operas dhe Baletit ngrohin atmosferën duke performuar këngë krishtlindjesh për të mirëseardhur festat e fundvitit, e më tej do të jetë muzikë Jazz & Swing deri në orët e vona. Në këtë mbrëmje të shënuar, koleksioni shqiptar RETRO feston anëtarësimin në FIVA-Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Historike. RETRO dhe DPSHTRR janë angazhuar në krijimin e Regjistrit Zyrtar të Mjeteve Historike ku sot numërohen rreth 450 mjete si pjesë e koleksionit shqiptar RETRO. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor.