Albina Kelmendi dhe familja e saj me kengën ‘Duje’ do të përfaqësojnë Shqipërinë ne Eurovision.

Por rastësia e bukur është se Albina Kelmendi konkurroi në Festivalin e Këngës, në të njëjtin vit që u rikthye edhe Elsa Lila, dikur mentorja e Albinës në “The Voice of Albania”.

Albina ishte konkurrente në “The Voice 4” dhe zgjodhi Elsa Lilën si trajneren e saj. Albina ishte e përzgjedhura e Elsës deri në netët e fundit, madje shkoi deri në finale ku u rendit e dyta.

Të dyja ato triumfuan në “Festivalin e Këngës” duke rrëmbyer dy çmimet kryesore. Elsa Lila u shpall fituese e çmimit të parë, të dhënë nga juria profesioniste. Ajo mori pjesë me këngën “Evita”, dedikuar të bijës.