Në Shqipëri kanë hyrë mbi 12 milion shtetas në 11 muaj. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se kjo shifër ka tejkaluar me rreth 8 % numrin e turistëve që kanë hyrë në Shqipëri në vitin 2019 që vlerësohet si një ndër periudhat më pozitive të turizmit në vend para pandemisë.
Statistikat tregojnë se ardhja e turistëve tashmë është shtrirë edhe në stinë të tjera përtej verës. Sipas të dhënave të Instat hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Nëntor 2022, janë mbi 808 mijë , ky tregues rezulton me një rritje 47,4 %, krahasuar me Nëntor 2021.
Gjatë 11 mujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri janë Spanja dhe Anglia. Por rritje të ndjeshme ka pësuar edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë 11 mujorit 2022.Sipas Instat janë 5.2 mln shqiptare që kanë dalë nga vendi krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duket se efektet e pandemisë tashmë janë tejkaluar nga sektori I turizmit i cili pritet të ketë një kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike gjatë këtij viti.
Turistët e huaj
Janar-nëntor 2019 11,2 mln
Janar –tetor 2022 12 mln