Papa Françesku ka bërë thirrje që të gjithë të luten për paraardhësin Papa Emeritus Benediktin i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai tha se pavarësisht se mjekët kishin nën kontroll situatën, sërish paraardhësi i tij ishte shumë i sëmurë për shkak edhe të moshës së tij të thyer.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, konfirmoi se gjendja e Papa Benediktit ishte rënduar gjatë orëve të fundit.

“Sa i përket gjendjes shëndetësore të Papa Emeritus, për të cilin Papa Françesku kërkoi lutje në fund të audiencës së përgjithshme të mëngjesit, unë mund të konfirmojnë se në orët e fundit ka pasur një rëndim për shkak të moshës. Situata për momentin mbetet nën kontroll, e ndjekur vazhdimisht nga mjekët”-tha Bruni.

Joseph Ratzinger është 95 vjeç, ai hoqi dorë nga papati në vitin 2013 , menjëherë zgjedhjes së Papa Françeskut.