RENEA, FNSH dhe policia e shtetit kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm tek banesa e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Ervis Martinaj që prej muajit Gusht rezulton i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Ende nuk dihet se çfarë po kërkon policia, por dyshohet se RENEA dhe FNSH mund të kenë gjetur prova që lidhen me fatin e Ervis Martinajt.