Projekti për Portin e Durrësit ka shkaktuar debate të forta në studion e emisionit Opinion.
Deputeti i PD Agron Shehaj e konsideroi këtë marrëveshje “me sekrete”. Kjo shkaktoi dhe reagimin e Erlis Herenit, administrator i Albanian Seaports Development Company që përfaqëson shtetin shqiptar.
REPLIKAT:
Agron Shehaj: Lere çfarë thonë këta, sepse këta kanë rregulluar letrat bashkë me Emarin, bashkë me Alabbarin, janë bërë bashkë hiq këtë vendos atë. Dalin nëpër media, e bëjnë me radhë, dalin këta të hënën, Alabbari të martën, prapë këta të mërkurën me radhë. Po bëjnë letrat bashkë.
Erlis Hereni: U tha disa herë këtu dhe është pak banale. Disa herë u tha gënjeshtar, tani u tha dhe një banalitet tjetër, u rregulluan letrat. Zotëri, e teprove çik si tepër por në mos qofshim ne do jetë Eagle Hills që do merret me ty në gjykatë për këtë punë.
Sepse ti nuk je askush që të fillosh nga fillimi deri në fund gënjeshtar-gënjeshtar-gënjeshtar me tentativën për t’u fshehur pas imunitetit të deputetit. Nuk ka sens kjo edhe kjo lloj paçavurreje para shqiptarëve është për turp. Nuk je askush ti që të na thuash neve ke rregulluar letrat. Nuk je askush ti që të thuash gënjeni të gjithë. Nuk ka sens kjo. Kush është ky që e thotë këtë.
Agron Shehaj: Mbarove ti? Mbarove?
Erlis Hereni: Zotëri shiko, unë nuk jam nga ata pulat siç je ti që tërhiqesh në moment të fundit. Se nuk e di dhe me kë po merresh.
Agron Shehaj: O Fevzi po çfarë na ke sjellë këtu tani?
Erlis Hereni: Po s’ka sens kjo tani.
Blendi Fevziu: Mos përdor këtë gjuhë.
Erlis Hereni: Po nuk mund të thotë burgun ai, të më përmendë burgun mua, ska sens kjo.
Blendi Fevziu: Po mirë tani mos përdor këtë gjuhë.
Erlis Hereni: Se është ai pa edukatë s’jam unë.