Gent Hazizi dhe Ronaldo Sharka kanë kaluar një debat të ashpër me njëri-tjetrin, pas natës “live” të martën të “Big Brother”.
Ronaldo i sheh si viktimizim nga ana e Gentit, kritikat e tij se e ka ndërprerë kur por performonte përballë Armaldos dhe Oltës. Ai e konsideroi turp, mënyrën si Genti kërkoi të viktimizohet sipas tij.
“Ti si nuk ke turp? Unë të çohem dhe të liroj vendin sepse kishe probleme me barkun dhe ulem në vendin tënd. Dhe më thua se jam gënjeshtar, ti nuk paske turp. Të liroj vendin tim në prime sepse ishe në siklet dhe shihe si flet”, iu drejtua i indinjuar Genti.
Genti u shpreh i revoltuar ndaj Ronaldos, duke i treguar që gjatë një performance nuk pranon të ndërpritet. Ky i fundit ndezi më pas një debat, ndërsa të pranishëm ishin dhe Armaldo me Oltën.
Ronaldo: Kush të ndërpreu?
Genti: Ti më ndërpreve
Ronaldo: Kam vënë re që ke qef të viktimizohesh, vdes fare të viktimizohesh dhe bësh diplomatin në sy të njerëzve
Për Gentin ishte i papritur ky koment, ndërsa tha më pas se do zgjedhë të mos reagojë siç do bënte jashtë shtëpisë së Big Brother, për t’ja lënë vëmendjen dhe publiku do e gjykojë.