Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se në qarkun e Fierit situata është e qetë dhe se po monitorohet situata e prurjeve të lumenjve Vjosë, Seman dhe Shkumbin.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

🌧️ Jemi duke ndjekur me vëmendje sëbashku me Shtabin e Emergjencave Civile #QarkuFier situatën e prurjeve të lumenjve Vjosë, Seman dhe Shkumbin.

#SITUATA_e_VJOSËS✅
Deri më tani niveli i Vjosës në urën e Mifolit është 5.5m dhe nuk ka asnjë sipërfaqe toke nën ujë. Deri në orën 12.00 të ditës së sotme jemi 1.5 m nën nivelin e pikës kritike. Tendenca në urën e Memaliajt është në rënie dhe kjo tendencë rënie do të reflektohet pak më vonë edhe në urën e Mifolit.

#SITUATA_e_SHKUMBINIT✅
Shtabi i Emergjencave po ndjek me vëmendje dhe ka matur nivelin e prurjeve në dy pika: Sulzotaj dhe Çermë-Pasha. Deri në orën e 12.00 të ditës së sotme lumi Shkumbin është nën nivelin kritik dhe tërësisht brenda shtratit të tij.

#SITUATA_e_SEMANIT✅
Niveli i prurjeve në Seman është i lartë, por nuk paraqitet për momentin asnjë rrezik.