Reshjet e dendura gjatë 24 orëve të fundit kanë sjellë probleme në disa prej akseve rrugore të vendit tonë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije se të gjitha grupet e punës janë në gadishmëri të plotë dhe po punojnë papushim deri në normalizmin e situatës.
Sikurse bën me dije edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar situata është në kontroll dhe çdo aks rrugor është i kalueshëm.
Njoftimi i plotë i Ministres Balluku:
Me të gjitha grupet e 👷♂️punës në gadishmëri të plotë për t’ju përgjigjur pasojave të ⛈️motit të keq që përfshiu vendin. Do të vijojmë të jemi në terren deri në normalizimin e situatës. Falënderuese për punonjësit, të cilët prej mbrëmjes së djeshme janë në krye të detyrës, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike.