Një ditë pas shkatërrimit të Memorialit të Mit’hat Frashërit, simboli i intelektualit të shqua është rikthyer sërish në Parkun e Liqenit.
Bashkia e Tiranës ka rikthyer memorialin e Mit’hat Frashërit në Parkun e Liqenit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar fotot e memorialit që është rivendosur ndërsa thekson se do të ketë zero tolerancë për vandalizmin në qytet.
“Rehabilitohet busti i Mithat Frashërit ne Parkun e Liqenit. Zero tolerancë për vandalizmin ne qytetin tonë!
Një pakice e dhunshme dhe ndotëse tek Skënderbeu, Ismail Qemali, Monumenti i Pavarësisë apo Mit’hat Frashëri nuk do t’i imponohet kurrë shumicës qytetare dhe europiane”, shkruan Veliaj.
Kujtojmë se memoriali i intelekutalit të shquar u shkatërrua një ditë më parë. Pamjet e trishta tregonin bustin e thyer të rënë në tokë, ndërsa ishte shkatërruar edhe pllaka e mermerit, e cila duket qartë se është sulmuar.
Memoriali i Mithat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të vitit 2008. Ndërklohë që busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada.
Mit’hat Frashëri publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, politikan, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, do të prehet në Atdhe pranë Vëllezërve Frashëri në Parkun e Madh.
Rehabilitohet busti i Mithat Frasherit ne Parkun e Liqenit. Zero tolerance per vandalizimin ne qytetin tone!
Nje pakice e dhunshme dhe ndotese tek Skenderbeu, Ismail Qemali, Monumenti i Pavaresise apo Mithat Frasheri nuk do t'i imponohet kurre shumices qytetare dhe europiane! 🇦🇱 pic.twitter.com/fpyWjsAZjf
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) December 24, 2022