Propozimet e Partisë Demokratike për ndryshime në Kodin Zgjedhor lidhur me vendoret e 14 majit, nuk morën dritë jeshile në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Ndryshimet kishin të bënin me zgjatjen e periudhës në mbi 4 muaj që ndalon realizimin e tenderëve gjatë fushatës elektorale, përfshirjen e administratës në zgjedhje, apo edhe ndalimi i punësimeve.
Monitorimin e mediave për pasqyrim të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe rritjen e penaliteteve për televizionet që nuk respektojnë fashat.
Financimin e partive politike 100% nga shteti për t’i vënë fre financimeve të dyshimta dhe jo transaparente përgjatë fushatave.
Si dhe kërkesa për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave bashkiakë, me të njëjtën formulë siç zgjidhet parlamenti, çka do të thotë lista plotësisht të hapura dhe votë preferenciale për anëtarët e parlamenteve të qytetit.
Opozita dhe mazhoranca nuk gjetën dakordësinë për t’i reflektuar këto ndryshime në zgjedhjet lokale të 14 majit, pasi socialisitët kërkuan që të merrej edhe mendimi i ekspertëve të ODIHR, çka solli edhe debat mes palëve.
Pas 3 orësh diskutime në komision, mbledhja u mbyll pa konsensus për asnjërën prej pikave.