Mbyllet me sukses politik ne Beograd sesioni i 60 i Asamblese Parlamentare te Bashkepunimit te Ekonomik te Detit te Zi.( PABSEC).
Nje sesion me debate te nxehta per shkak se ne te bejne pjese si Ukraina ashtu edhe Rusia. Delegacioni shqiptar me Kryetar Petro Kocin u be protagonisti kryesor per rrezimin e aprovimit te mandateve te delegacionit rus ne Asamble.
Me nderhyrje te vendosura dhe te sakta u shmang cdo manover per ti bere dredha rregullores qe kishin synim te arrihej vlefshmeria e mandateve te Rusise, duke shpikur opsionin e votimit ne bllok te te gjithe mandateve te delegateve te rinj.
Votimi u krye ne perputhje me rregulloren dhe asnje mandat i ri i Rusise nuk u aprovua. Ne krah te Shqiperise ishte aktiv edhe delegacioni rumun.
Ne favor te Rusise votuan Serbia, Armenia, Turqia. Ne fjalen e tij zoti Koci theksoi se “nuk kemi te bejme thjesht me nje konflikt por me lufte naziste te Rusise ndaj Ukraines. Ukraina po lufton per clirim, ndersa Rusia po kryen lufte pushtuese.
Cdo deputet i Rusise eshte njelloj pergjegjes per agresionin mbi Ukrainen.” Delegacioni rus u largua me nervozizem nga sesioni. Nderkohe amendamentet e delegacionit ukrainas kaluan te gjitha ne dokumentet e aprovuara ne Asamble.
Megjithese statuti i organizates nuk parashikon perjashtimin si opsion, mosaprovimi i mandateve ruse eshte de facto perjashtim. Delegacioni ukrainas i shprehu mirenjohje te vecante Shqiperise per kembenguljen aktive te delehacionit per te materializuar ne vendimmarrje vullnetin politik te organizates./