Mbi 1200 punonjës policie që përfshijnë Antiterrorin, policinë rrugore, të krimeve dhe rendit, por edhe të policisë bashkiake të Tiranës janë dislokuar në terren për mbarëvajtjen e samitit. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se përgjatë perimetrit të stadiumit Arena Kombëtare ndodhen rreth 400 efektivë policie që ruajnë delegacionet e nivelit të lartë të BE.

Garda dhe SHISH ka agjentë të shumtë për të vëzhguar përveç terrenit edhe rrjetet sociale, nëse do ketë thirrje për destabilitet. Po ashtu në të gjitha pikat kufitare janë dërguar të gjitha fotot e personave që dyshohet se kanë prirje ekstremiste të mos lejohen të futen në vendin tonë. Sa i përket sigurisë së personaliteteve prej ditësh në vendin tonë ndodhen edhe ekspertë të huaj, përkatësisht nga Franca te cilët kanë asistuar ndihmën e tyre në shoqërimin me eksortë të personaliteteve të huaja nga Rinasi deri në zonën e Arenës.

Në terren ndodhen edhe grupet anti-eksploziv që vëzhgojnë rrugët kryesore dhe kanë në mbikëqyrje gjithë perimetrin e sigurisë.