Analisti i njohur Sazan Guri, i cili kandidonte në Primare për bashkinë e Beratit ka arritur që të marrë vetëm 32 vota. Fitues u shpall Zija Ismaili me 527 vota. Guri ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas shpalljes së rezultatit. Ai ngre akuza për manipulim të rezultatit.
“Nuk vura vëzhgues siç më kërkuan se nuk e kuptoja dot të vidhesh vota brenda llojit. As nuk ndenjta deri në fund, se kur dilnin pas votimit më thoshin ‘profesor i madh’ dhe të shkretët i tradhtonte fytyra, zëri, mbi të gjitha sytë që i hiqnin shpejt nga shikimi dhe pashë ç’pashë ika nga mesdita duke mos iu dhënë dorën atyre që nuk e meritonin dhe pas disa orësh më thanë rezultatin:
Unë, nga 610 persona që votuan prej 2400 antarëve të PD që ishin shtuar me 500 simpatizant të kandidatit me porosi deri në 2900 votues, fitova 30 kalorës, ose trima që s’pyetën për presion, ose luftëtarë që vranë frikën vetëm në një qytet.
Mos harroni se nuk ishin as 30 rilindasit tanë me dy milion banorë në 1870-1912 në gjithë trevat me shqiptari, kështu që jemi mirë boll.”