Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në luftën ndaj Ukrainës është përshkallëzuar.

“Diçka ka ndryshuar, Rusia ka pushuar së kërcënuari se do të përdorë armët bërthamore”, tha Soltz në intervistën e publikuar nga media e Funke Group dhe gazeta franceze Ouest France.

Kancelari shtoi se për momentin rreziku i përshkallëzimit bërthamor është shmangur.

“Gjatë vizitës sime në Pekin, presidenti kinez Xi (Jinping) dhe unë së bashku deklaruam se armët bërthamore nuk duhet të përdoren. Pak kohë më vonë, vendet e G20 shprehën sërish të njëjtin qëndrim”, u shpreh Scholz.

“Prioriteti është që Rusia të përfundojë menjëherë luftën dhe të tërheqë trupat e saj”, shtoi ndwr tw tjera ai.

Pas kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore nga zyrtarët rusë muajt e fundit, presidenti rus Vladimir Putin tha dje se Moska nuk do të ishte e para që do të përdorte armë bërthamore, por do t’u drejtohej atyre vetëm nëse sulmohej.