Qytetarët serb, kanë filluar protestën në Rudar afër Zveçanit. Kjo protestë është thirrur kundër siç pretendojnë ata “kërcënimeve të Kurtit”.
Para fillimit të protestës, aka kanë shpalosur një pankartë të madhe, ku shkruhet, “Kurti, Kosova nuk është territori juaj, kjo është toka e stërgjyshërve tanë”. Në ketë protestë janë duke marrë pjesë edhe zyrtarët e Listës Serbe, madje janë duke i prirë protestës.
Policia e Kosovës, ka bërë thirrje për protestë të qetë dhe paqësore.