Kandidati i primareve të Partisë Demokratike në Kamëz, Shemsi Prençi deklaron se nuk do të njohë procesin, për shkak të parregullsive me listat e votuesve.
Prençi thotë se në votime janë duke marrë pjesë socialistë, të cilët e kanë emrin në listën e miratuar nga kryesia e PD, ndërsa demokratët detyrohen të votojnë duke shënuar emrin me laps e letër.
Prençi garon në primaret për Bashkinë e Kamzës përballë Asllan Dogjanit dhe Arjan Hoxhës.
Denoncimi i Prençit:
Modeli i votimit ne Primaret e PD Kamez!
Socialistat kanë emrin në listën e miratuar nga Kryesia e PD Kamëz, ndërsa Demokratëve ju shkruhet me dorë emri.
Në këto kushte jam i detyruar të mos e njoh procesin dhe ti kërkoj PDSH një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastruktures zgjedhore në Primaret e Partisë Demokratike.
Por, pas disa minutash Prençi e ka fshire postimin. Arsyeja? Kete duhet ta sqaroje vetë ai.