Shkatërrohet gjatë natës busti i Mit’hat Frashërit i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë.
Busti është shkulur nga vendi dhe është rrëzuar në tokë, teksa janë thyer dhe pllakat e mermerit.
Vepër e skulptorit Agim Rada, busti u vendos pranë Liqenit Artificial në tetor të vitit 2018.
Mit’hat Frashëri ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar, një nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”.