Getinjo dhe Vivien janë çifti i parë në BBV Kosova. Ata kanë nisur romancën e tyre. Reperi e ka komentuar puthjen e parë duke thënë se ishte me ndjenja ndërsa theksoi se nuk ka kompleks nga veprimet e tij por nuk duhet t’i vijë turp.

“Ishte puthje e lehtë, por me ndjenja. Nuk më vjen turp, as nuk kam komplekse të tregoj se nuk jemi duke bërë asgjë të turpshme. Atë që po e ndjemë, ne po e bëjmë. Në fakt e kam menduar që mund të ekzistoj një bukuroshe që është e qetë dhe më afrohet me qetësi. Tek Vivi më pëlqen qetësia. Unë i kam disa shaka që rrallë kush i kupton por Vivi mi ka kuptuar prej fillimit. Jemi të rritur e dimë që bëjmë, nuk i kemi kaluar kornizat asnjëherë”, tha Getinjo.

Ndërkohë, Vivien tha se pëlqen marrëdhënien e saj me Getinjon por nu ki pëlqen të nxitojë.

“Nuk dua të nxitojmë, shpresoj që të transmetojmë diçka të mirë që njerëzit të japin dhe të marrin dashuri dhe shpresojmë që edhe jashtë e kemi transmetuar”, tha Vivien.