Ylljet Aliçkaj, është një nga shkrimtarët më të njohur shqiptar në 30 vitet e fundit. Fama i erdhi me romanin “Parullat”, i cili u bë edhe film i suksesshëm, por ai ka shkruar edhe libra të tjerë që jo vetëm janë popullor brenda vendit, por edhe jashtë, ku janë përkthyer në disa gjuhë.

Ditën e fundit të vitit, Aliçkaj ka postuar në rrjetet sociale, një foto duke u larë në det. “Kur e mbyll 31 Dhjetorin si trimat…”, shkruan shkrimtari në tekstin që shoqëron foton, në faqen e tij.