Shpëtim Nazarko ka dënuar goditjen e Sali Berishës. Ai tha se pleqtë dhe fëmijët s’duhet të preken me dorë. “E dënoj këtë akt dhe shpresoj të jetë akti i një fanatiku pasi mund të them se pleqtë dhe fëmijët nuk mund të qëllohen.
Është pa diskutim akt i dënueshëm, por ai është dhe i moshuar dhe nuk mund të ketë reflekset e vetëmbrojtjes. Është akt i një fanatiku që ka ardhur me një qëllim të caktuar. Duhet të shpresojmë që ky konflikt të mbetet i veçuar megjithë përmasën tragjike që ka brenda sepse Berisha nuk përfaqëson atë pjesë të rëndësishme të opozitës, por dhe një njeri pleqëri”, tha Nazarko.