Tetëmbëdhjetë vende të Bashkimit Evropian kanë përmbushur objektivin për të ulur konsumin e gazit me të paktën 15%, i vendosur pasi Rusia reduktoi eksportet e karburantit në bllok. Nga gushti në nëntor, konsumi i gazit shënoi një rënie më të madhe në Finlandë (-52,7%), Letoni (-43,2%) dhe Lituani (-41,6%) krahasuar me mesataren e së njëjtës periudhë të pesë viteve të mëparshme, sipas shifrave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të BE-së, Eurostat.
Gjermania përmbushi objektivin për të ulur konsumin e gazit me rreth 25%. “Gjashtë vende reduktuan konsumin e tyre por më pak se 15% e kërkuar. Malta (+7,1%) dhe Sllovakia (+2,6%) rritën konsumin e tyre”, sipas Eurostat. “Në të gjithë BE-në, konsumi i gazit ra mesatarisht me 20,1%. Qiproja nuk përdor gaz”, sipas Eurostat.
Vendet e BE-së vendosën të reduktojnë kërkesën e tyre për gaz me të paktën 15% nga gushti 2022 deri në mars 2023 krahasuar me mesataren e pesë viteve të fundit