Aleanca ushtarake e NATO ka rritur përforcimin e krahut lindor të saj. Forcat franceze kanë vendosur një sistem të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme: Mamba, përgjatë Detit të Zi pranë Konstancës, Rumani. Nga ana tjetër forcat ajrore italiane janë gjithashtu prezente, përgjegjëse për patrullimin e ajrit, duke i bërë forcat ruse, thonë ata “të jenë të vetëdijshme aq sa ne jemi në dijeni për to”.

“Ata janë të vetëdijshëm për praninë e NATO-s, praninë e avionëve luftarakë, praninë e avionëve të armatosur. Ne nuk planifikojmë të përdorim armët, ne nuk duam të përdorim armë, por sigurisht jemi të gatshëm t’i përdorim nëse është e nevojshme”, tha Komandanti i Forcave Ajrore italiane, Michele Morelli. Kthimi i anëtarëve të Aleancës në përgatitjet për një luftë të tillë, pas vitesh duke luftuar në konflikte krejtësisht të ndryshme në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, është rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.

Tanket franceze ishin vendosur më parë në Estoni dhe Lituani, por sulmi i papritur në Ukrainë, e ka kthyer Rumaninë në një shtet të ri të vijës së parë. Rumania aktualisht pret rreth 5,000 trupa të huaja, kontingjenti më i madh kudo në rajonin juglindor të NATO-s. Nëse Rusia do të sulmonte Rumaninë, “ne mund të hapim zjarr brenda sekondave” tha një nga gjeneralët e NATO-s.