Mbrëmjen e 5 dhjetorit, Sali Berisha paralajmëronte një uragan të paparë.
“Bota sytë tek protesta jonë! Tirana dhe Shqipëria presin me padurim uraganin e paparë! Nderim popullit opozitar”, shkruante Berisha entuziast.
Mëngjesin e 6 dhjetorit shkonte edhe më tej, duke folur për lebetitje:
“Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit””
Nuk ndodhi as njëra, as tjetra. Lebetitje pati vetëm për vetë Sali Berishën, që u nxi nga goditja me grusht e një personi me çrregullime mendore, siç rezulton nga dëshmia e mjekut të tij.
Ajo nxirrje, edhe pse cinike, në fakt i shpëtoi fytyrën.
Sikur ajo goditje të mos kishte ndodhur, sot nuk do të ishim duke folur për atentate, plane të thurrura nga Edi Rama, Bledi Çuçi e Ardi Veliu, urdhra të dhënë në një xhami tek “Ura e Tabakëve”, skenare këto çuditërisht të dëgjuara nga i njëri njeri edhe kur vret, edhe kur e vrasin (godasin).
Kujtoni këtu 21 janarin, kur edhe atëhere fliste për skenare me puçe shteti, çadra pistoletë, thika helmuese e marrëzira të tilla, të cilat rezultuan thjesht fantazira haluçionante.
Sot në fakt, do të ishim duke folur ç’ndodhi me uraganin që do të lebetiste Tiranën, por që lebetiti vetëm Berishën.
Por ndonjëherë fati të vjen andej nga se pret…