Sot, ish ministri i ndjerë Sokol Olldashi do të festonte 50 vjetorin e tij të lindjes, nëse nuk do të ishte për aksidentin automobilistik, që i mori jetën.
Në këtë ditë, tezja e tij, Yllka Mamaqi, e ka kujtuar të ndjerin Sokol Olldashi, përmes një foto, kur ai ishte fëmijë, një foto që mban kujtimet e viteve të internimit në Selenicë.
Yllka Mamaqi, përmes disa rreshtave të mbushur me dhimbje dhe trishtim ka kujtuar ditën e lindjes e Sokol Olldashit, duke shkruar se nuk do të derdhë lot, por do të mbushet me dashurinë që i ka dhuruar qëkur ishte fëmijë.
“Dhimbjen e mbaj brenda shpirtit. Emocionet që më dhuron kjo foto dua t’i nxjerr jashtë shpirtit. 17 Dhjetor. Jo KOL, nuk do derdh lot!!! Do mbushem me atë dashuri, të cilën ma ke dhuruar e lumturuar që në fëmjëri.
E REFUZOJ TOTALISHT LARGIMIN TËND nga NE. Per ….vec DATELINDJE!!! (Kjo foto mban si kujtim vitet e internimit ne Selenicë)”, shkruan tezja e të ndjerit Sokol Olldashi.