Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale të tjera momente nga shpërndarja e dhuratave pranë familjeve në nevojë në këto ditë festash.
Rama ndau momente nga vizita e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në dy familje në Shkodër.
“Për Vit të Ri disa dhurata për dy fëmijët e mrekullueshëm të familjes Kulmi dhe katër fëmijët e familjes Gerçari, e cila mbështetet me ndihmë ekonomike, skemë që ka pësuar rritje për të gjithë përfituesit me vendimet e fundit të qeverisë”, tha Rama.
Rama bëri të ditur se “nga 1 janari garantojmë mbështetjen e qëndrueshme të mburojës sociale lidhur me dyfishimin e masës së ndihmës ekonomike për nënat me 2 fëmijë, pas mbështetjes së atyre me 3 e më shumë fëmijë”.
Rama i shprehu mirënjohjen dyqanit të fëmijëve HAMLEYS për dhuratat.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me buxhetin 2023 do të financojë politikën e re, të mbështetur nga nisma e Këshillimit Kombëtar, për mbështetjen e grave të papuna me 3 dhe më shumë fëmijë.