Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Bajram Begaj tha se Gjermania do të vazhdojë t’a mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin europian.

Steinmeier u shpreh se Gjermania dhe NATO gëzohen që kanë një partner kaq të besueshëm.

“Do vazhdojmë t’iu mbështesim. Përgëzimet e mia për këtë dhe unë shpresoj që shumë shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Mendoj që suksesi në këtë drejtim do ishte në interesin tonë të përbashkët.

Shqipëria do ta pasurojë BE edhe në dimensionin kulturor të saj. Shkëmbimi i ardhshëm që do mbështet nga BE do sjellë shumë më tepër qytetarë do kenë mundësi të shijojnë mikpritjen tuaj, bukuritë natyrore.

Kontribuuat që në datën 3 nëntor të nënshkruheshin 3 marrëveshje të rëndësishme mes vendeve të Ballkanit perëndimor. Do ndryshojnë realitetin e njerëzve.

Ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve do shkurtojë distancat me tregjet e BE duke e shndërruar rajonin, për ta bërë atë më konkurrues. Vitin e ardhshëm në rajon do zhvillohet samiti i procesit të Berlinit.

Gjermania do vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë”, deklaroi presidenti gjerman.