Gert Shehu, 31-vjeçari i cili sulmoi fizikisht kreun e Rithemelimit Sali Berisha, pritet të dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e arrestit.
Seanca për caktimin e masës pritet të mbahet sot në orën 12:00, teksa nuk dihet nëse do të zhvillohet në ambientet e Spitalit të Traumës, ku Shehu prej së martës po kurohet pas goditjeve nga truprojat e Berishës, apo në sallë të gjyqit. Kjo do të përcaktohet në bazë të gjendjes së tij shëndetësore.