Producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj janë sulmuar nga persona të maskuar teksa po udhëtonin me makinë.
Dy gazetarë kosovarë janë sulmuar në Veri, nga persona të maskuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkollës teksnike në Mitrovocën e Veriut. Mediat kosovare bëjnë me dije se, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj janë sulmuar nga persona të maskuar teksa po udhëtonin me makinë.
Në drejtim të makinës janë hedhur mjete të forta dhe është goditur nga persona të maskuar. Megjithatë gazetarët kanë arritur që të shpëtojnë pa lëndime fizike nga ky sulm.
Mitrovica e Veriut është në tensione pas vendosjes së pjesëtarëve të policisë në këtë zonë. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri.