Katër persona u plagosën mbrëmë nga një burrë me sëpatë në një supermarket në Zemon, në veri të Francës, mes të cilëve dhe autori i ngjarjes.

Gazeta lokale La Voix du Nord raporton se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Autori mbeti i plagosur pasi tentoi të godiste veten me sëpatë.

“Aktualisht nuk ka asnjë provë për të bërë ndonjë supozim për motivimin e sulmuesit, i cili nuk është identifikuar”, tha një burim policor.