Ministri turk, Mevlut Çavasoglu ka kërcënuar Greqinë duke thënë se Turqia nuk do lejojë asnjë milje zgjerim të ujërave territoriale. Në përgjigjie të qëndrimit të grekëve për të përdorur të drejtën ndërkombëtare që u lejon zgjerimin me 12 milje detare nga territori i tyre, ministri turk tha se kjo gjë nuk do të ndodhte as edhe me një milje.
“Në ditët e fundit në shtypin grek ka pasur raportime se ujërat territoriale greke do të shtrihen në 12 milje rreth Kretës. Pozicioni ynë është i qartë, jo 12 milje por nuk do të lejojmë që ujërat territoriale të zgjerohen as një milje më tej në Egje. Vendimi i Kuvendit tonë në vitin 1995 për këtë çështje është i qartë dhe vazhdon të zbatohet”- deklaroi ministri turk.
Ai paralajmëroi Greqinë dhe tha se dialogu ishte ndërprerë për shkak të sfidave të Mitsotakis kundër Turqisë në Egje. Sipas Çavusoglu, Greqia ka shkelur kushtet e traktatit të Lozanës dhe të Parisit për çmilitarizimin dhe për rrjedhojë nuk mund të kërkojë të drejta sovraniteti të shprehura në milje detare.
“Edhe një herë dua të paralajmëroj Greqinë. Mos bëni gënjeshtra dhe mos hyni në aventura dhe e dini se fundi do të jetë shumë i keq. Ne kishim filluar kontaktet eksploruese me Greqinë. Por për shkak të fushatës së nisur nga Mitsotakis kundër Turqisë, për shkak të sfidave në Egje, akuzave për gjenocid dhe presioneve ndaj turqve të Trakës Perëndimore, ne e vendosëm dialogun në pritje.
Ne kishim dërguar dy letra në OKB në 2021për shkeljet e kryera nga Greqia në ishujt e çmilitarizuar. Dhe kështu ne regjistruam se Greqia, për shkak se shkel kushtet e Traktatit të Lozanës dhe Parisit ndaj nesh, nuk do të jetë në gjendje të shprehë të drejtat e sovranitetit”, tha ai duke folur për gazetarët turq.